Dimitrieska-Koçoska: Në vitin 2026 vazhdojmë me strategjinë e rritjes së qendrueshme, uljen e deficitit buxhetor dhe standard më të mirë jetese

Në vitin 2026 do të vazhdojmë strategjinë e rritjes së qendrueshme, me shpenzime publike efikase dhe standard më të mirë jetese. Me Propozimbuxhetin e plotësuar do të vazhdojë stabiliteti makroekonomik dhe konsolidimi fiskal, do të sigurohet rritje ekonomike, si dhe servisimi i të gjitha detyrimeve, përfshirë edhe pagesën e fletobligacioneve. Këtë e theksoi ministrja e Financave Gordana-Dimitrieska Koçoska në ekspozen e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, e cila prej sot po shqyrtohet në seancë plenare në Kuvend.

Ajo theksoi se Buxheti për vitin 2026 është planifikuar si instrument real dhe i konsoliduar për menaxhimin me përgjegjësi të financave publike, me nivel të qendrueshëm të deficitit dhe të borxhit publik.

Siç tha ajo, vitin e ardhshëm do të vazhdohet me uljen e deficitit buxhetor, stabilizimin e borxhit publik dhe përforcimin e besimit te investitorëve të brendshëm dhe të jashtëm, ndërsa çelsi për këtë është arkëtimi efikas i të hyrave, formalizimi i ekonomisë joformale dhe përdorimi i kujdesshëm, i kontrolluar dhe kursimtar i mjeteve publike.

“Buxheti është përpiluar me vizion të qartë, me qasje të përgjegjshme ndaj financave publike dhe me qëllim që çdo denar nga paratë e qytetarëve të adresohet atje ku do të sjellë kthim më të madh për qytetarët dhe ekonominë. Buxheti i vitit 2026 është përgatitur në bazë të rezultateve ekonomike të pritura dhe trendeve pozitive. Menaxhuam llogarinë mbi realitetin në projeksione, ekonomi dhe planifikime efektive, me qëllimin që të sigurojmë zhvillim të qendrueshëm, funksionim të rregullt të institucioneve dhe pagesën në kohë të të gjitha detyrimeve.

Ky Buxhet nuk është vetëm dokument me numra dhe tabela – është mesazh ekonomik i stabilitetit, besimit dhe zhvillimit. Konfirmim i qartë i menaxhimit të përgjegjshëm të financave publike që kemi krijuar dhe po i vazhdojmë me tej me kapacitet të plotë”, tha Dimitrieska-Koçoska, e cila kujtoi edhe arritjet në ekonomi në tremujorin e tretë, kur u shënua rritje prej 3.8%, që paraqet rritjen më të lartë në vitet e fundit.

Me Buxhetin e propozuar, të ardhurat e përgjithshme për vitin 2026 janë planifikuar në nivel prej 374.9 miliardë denarësh, shpenzimet janë planifikuar në nivel prej 414.2 miliardë denarësh, ndërsa deficiti buxhetor është projektuar në vlerë absolute prej 39.2 miliardë denarësh ose në nivel prej 3.5% të PBB-së së planifikuar.

Për investime kapitale janë planifikuar 40.1 miliardë denarë për realizimin intensiv të projekteve infrastrukturore, energjitike dhe kapitale që janë kruciale për përmirësimin e kushteve të përgjithshme të jetesës, avancimin e infrastrukturës publike dhe stimulimin e zhvillimit ekonomik.

Buxheti siguron pagesë të rregullt të pagesave në sektorin publik, pensionet, transfertat sociale dhe subvencionet, përkrahje për ekonominë dhe aktivitetet inovative. Për pagesat e pagave janë parashikuar 52.6 miliardë denarë, 271.9 miliardë denarë për transfertat rrjedhëse dhe subvencionet, 116.8 miliardë denarë për pensionet, 12 miliardë denarë për mbrojtjen sociale, 2.6 miliardë denarë për masat dhe politikat aktive të punësimit dhe 53.8 miliardë denarë për sigurim shëndetësore.

Ministrja e Financave theksoi se me buxhetin e vitit 2026 sigurohet likuiditet në financat publike dhe vazhdimësi në shlyerjen në kohë dhe të plotë të detyrimeve.

“Buxheti i vitit 2026 dëshmon se mund të menaxhojmë me zgjuarsi, disiplinë dhe vizion. Buxheti i referohet një ekonomie në rritje, shtetit që investon dhe qeverisë që punon me përkushtim dhe me plan të qartë. Me të, ne vazhdojmë strategjinë për rritje të qëndrueshme, shpenzime publike efikase dhe standard më të mirë jetese për të gjithë qytetarët”, theksoi Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska, duke arsyetuar propozimbuxhetin e plotësuar për vitin 2026 në Kuvend, ku debati filloi sot dhe mund të zgjasë deri në 5 ditë.