Detaje nga rrahja e punëtorëve në Klinë, flet gazetari Daci (VIDEO)





Në Klinë në rrugën “Drini i Bardhë”, katër persona janë rrahur mes veti të martën.

Korrespondenti i Klan Kosovës, Valdrin Daci, ka thënë se personat në fjalë kanë pësuar lëndime të rënda trupore, dhe e se kanë marrë tretman mjekësor në QKMF-në e Klinës.

I njëjti ka theksuar se personat në fjalë ishin punëtorë të një kompanie.

Të dyshuarit janë dërguar pas tretmanit mjekësor për intervistim nga Policia e Kosovës. Dy persona janë në mbajtje dhe dy të tjerë janë liruar. /Klankosova.tv