Detaje nga aksidenti i mbrëmshëm në autostradën Gostivar-Tetovë





Më datë 13.12.2025 rreth orës 20:00, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Tetovë, para fshatit Pallçishtë, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “BMW” me targa të Tetovës, drejtuar nga S.H. (23) nga fshati Urviç i Tetovës, dhe një automjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa kombëtare austriake, drejtuar nga E.B. (27) nga fshati Pirok i Tetovës.
Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi i automjetit “BMW”, S.H., dhe bashkëudhëtari nga automjeti “Mercedes”, R.S. (52) nga fshati Pirok i Tetovës.
Lëndime trupore kanë pësuar bashkëudhëtarët T.S. (29) nga Austria dhe dy fëmijë, si dhe shoferi i automjetit “Mercedes”. Lëndimet janë konstatuar në Spitalin Klinik Tetovë dhe Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” Shkup. Me urdhër të Prokurorit Publik, kqyrjen e ka kryer një ekip i SPB Tetovë.