Kryetari i Alternativës Bekim Sali ka njoftuar se së bashku me liderët tjerë të VLEN-it, kanë zhvilluar një dark pune me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali.
“Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit vëllazëror ndërmjet institucioneve dhe faktorëve politikë, si dhe angazhimi i përbashkët për avancimin e marrëdhënieve ndërshqiptare, koordinimin në proceset integruese evropiane dhe mbështetjen e ndërsjellë në çështjet me interes të përbashkët”, ka shkruar Sali.