Rritja e çmimit të banesave në Evropë po shihet si shqetësim I fortë në vendet e Unionit. Megjithatë shifrat tregojnë se Portugalia është shfaqur si shteti me mimet më të mbivlerësuara të pronave.
Në një raport të Komisionit Evropian vlerësohet se “mbivlerësimi mesatar është më i konsiderueshëm në Portugali, në rreth 25%, duke tejkaluar tregjet e tjera të mbinxehura të pronave në Suedi, Austri ose Letoni”.
Më tej shtohet se rritja po bëhet shumë më shpejt se të ardhurat. “Rritja e çmimeve ka qenë më e fortë se rritja e të ardhurave, duke ulur përballueshmërinë për blerësit potencialë, me dallime të theksuara midis vendeve”, thuhet më tej.
Ndërkaq shtohet se Portugalia, Holanda, Hungaria, Luksemburgu, Irlanda, Çekia dhe Austria, prijnë në këtë situatë
Komisioni paralajmëron se kriza po kufizon lëvizshmërinë e fuqisë punëtore, po kufizon aksesin në arsim dhe po vonon formimin e familjes, me pasoja më të gjera si për konkurrueshmërinë ekonomike të BE-së ashtu edhe për kohezionin social.
Për këtë qëllim Komisionit Evropian po harton një plan për të rritur ofertën e banesave, për të inkurajuar investimet dhe reformat. Megjithatë një tjetër shqetësim janë dhe qiratë afatshkurtja, që jepen kryesisht për turistët, sidomos në ato zona ku ka mungesë banesash.