BDI sot mban Kongresin e pestë në Shkup





Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot në Shkup do të mbajë kongresin e pestë. Është paralajmëruar se në Kongres do të bëhet riorganizimi dhe rinovimi i strukturave partiake.

Pas mbledhjes së Këshillit të BDI-së që u mbajt muajin e kaluar, partia njoftoi se Kongresi do të jetë një moment i rëndësishëm për përcaktimin e drejtimit të mëtejmë politik, organizativ dhe programor.

“Kongresi përfaqëson një proces kyç për vizionin politik, forcimin e mekanizmave demokratikë brendapartiakë dhe përgatitjen e strukturave për sfidat e reja”, thuhej në njoftimin e BDI-së.