Shkup – Nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli Zendeli, në një konferencë për media deklaroi se Kongresi i Pestë i BDI-së ka zgjedhur një qasje ndryshe politike, duke u distancuar nga, siç u shpreh ajo, “klima e akuzave të ndërsjella, prodhimit të frikës dhe helmimit të qëllimshëm të opinionit publik” informon Tetovasot.
Sipas Bilalli Zendelit, në vend të thellimit të ndarjeve dhe nxitjes së frikës, BDI ka propozuar ndërtimin e urave dhe ndërprerjen e zinxhirit të apatisë, zhgënjimit dhe emigrimit masiv nga vendi. Në këtë kontekst, Kongresi i BDI-së doli me iniciativën për një Marrëveshje Kombëtare për Përparim.
Ajo theksoi se kjo nismë nuk është partiake dhe as etnike, por një platformë mbarëshoqërore që synon të tejkalojë konfliktet artificiale dhe narrativat e frikës që, sipas saj, për vite me radhë kanë mbajtur peng zhvillimin e vendit.
“Vendi po mbahet peng nga frikëra fiktive dhe armiq imagjinarë, vetëm për të ruajtur ose fituar pushtet. Ky model ka prodhuar stagnim, mungesë perspektive dhe emigrim masiv”, deklaroi Bilalli Zendeli raporton Tetovasot.
Sipas saj, Marrëveshja Kombëtare për Përparim synon të krijojë një platformë të përbashkët ku politika, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, shoqëria civile, biznesi dhe akademia do të bashkohen për të ndërtuar konsensus mbi çështjet kyçe si zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia dhe cilësia e jetës.
“Ky propozim nuk synon të menaxhojë frikën, por të krijojë shpresë; nuk synon të prodhojë konflikte, por mundësi; dhe nuk synon të ruajë status quo-në, por të hapë perspektivë për brezat që sot po largohen nga vendi”, u shpreh ajo.
Në fund, BDI apeloi për ndërtimin e një konsensusi të gjerë shoqëror, duke vlerësuar se vendi ka nevojë për më shumë marrëveshje dhe përparim, e jo për ndarje dhe armiqësi të reja.
Postimi i plote:
Në një atmosferë të mbushur me akuza tëndërsjella, me shpikje armiqsh, me prodhimfrikash dhe me helmim të qëllimshëm tëopinionit publik, Kongresi i Pestë i BDI-sëzgjodhi një rrugë tjetër.
Në vend të nxitjes së frikës, ne hodhëm një litarshprese.
Në vend të thellimit të ndarjeve, ndërtuam njëurë.
Në vend të vazhdimit të rrethit vicioz të apatisë, zhgënjimit dhe ikjes nga vendi, propozuamndërprerjen e këtij zinxhiri.
Kjo është arsyeja pse Kongresi i BDI-së doli me propozimin për një Marrëveshje Kombëtare përPërparim.
Kjo nismë nuk është partiake. Nuk është etnike. Ajo është mbi të gjitha këto. Është një platformëmbarëshoqërore, mbi partitë, mbi konfliktetartificiale dhe mbi narrativat e frikës.
Për vite me radhë, vendi po mbahet peng ngafrikëra fiktive, nga armiq imagjinarë dhe ngapolarizime të prodhuara qëllimisht, vetëm për tëruajtur ose fituar pushtet. Ky model ka prodhuarstagnim, mungesë perspektive dhe emigrimmasiv.
Ne besojmë se ka ardhur koha për ta ndalur këtëabsurditet politik.
Prandaj, Marrëveshja Kombëtare për Përparimpropozohet si një platformë e përbashkët, kuekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, politika, shoqëria civile, biznesi dhe akademia bashkohenpër të ndërtuar konsensus mbi zhvillimin, ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe cilësinë e jetës.
Kjo marrëveshje nuk synon të menaxhojëfrikën, por të krijojë shpresë.
Nuk synon të prodhojë konflikte, por mundësi.
Nuk synon të ruajë status quo-në, por të hapëperspektivë për brezat që sot po largohen ngavendi.
Kongresi i BDI-së e bën këtë thirrje me bindjense vendi nuk ka nevojë për më shumë armiq, porpër më shumë marrëveshje. Jo për më shumëndarje, por për më shumë përparim.
Ky është momenti për të ndërprerë zinxhirin e apatisë dhe për të ndërtuar një konsensus të rikombëtar për prosperitetin.
