MPB njofton se më 11.12.2025 rreth orës 08:00, policia nga SPB Tetovë e ka privuar nga liria F.R. (30) nga fshati Orashë, komuna Jegunovc. Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij në fshatin Orashë, i kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë automatike kalibri 7,62 mm me dy karikatorë me gjithsej 22 fishekë kalibri 7,62 mm, 78 fishekë me markë dhe kalibër të panjohur, marihuanë, një makinë për thërrmim dhe një peshore digjitale.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është kapur edhe I.D. (34) nga Republika Federale e Gjermanisë, e cila është arrestuar dhe mbajtur në stacion policor pasi ka tejkaluar qëndrimin turistik.
F.R. është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.