Protesta kundër padrejtësive ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, që sot po mbahet në Shkup, ka marr mbështetje të madhe nga ana e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Por nga pamjet shihet që deri në këtë moment asnjë përfaqësues i partive politike shqiptare në pushtet nuk ka dalur për të mbështetur këtë protestë.
Madje ditë më herët, nga partnerët e Albin Kurtit në Maqedoni të Veriut ka pasur akuza se këtë protestë po e keqpërdorë Ali Ahmeti, kreu i BDI-së, një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Madje, Kryeministri i vendit, Hristjan Mickoski ditë më parë tha se nuk pret që partnerët e tij të koalicionit nga blloku shqiptar VLEN të mbështetin këtë protestë, dhe ashtu edhe ndodhi.
Megjithatë, ish luftëtarë dhe miq nga Kosova e Shqipëria kanë marshuar sot drejt Shkupit në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Edhe pse informatat e Gazetës Express në Shkup thonë që policia ka ndaluar disa vetura me flamuj kombëtar që të futen në qytet, duke penguar kështu ardhjen e protestuesve në vendin e ngjarjes.