ASH Tetovë: Këshilli i Tetovës shkel statusin, thiret seancë e jashtëzakonshme, online, për zbukurimin e qytetit
Sipas nenit 24 të Statutit të Komunës, seanca e jashtëzakonshme mund të thirret vetëm për çështje që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve, apo për situata të jashtëzakonshme si zjarre, vërshime, tërmete, ose kur delegacione të caktuara duhet t’i drejtohen Këshillit.
Seanca e sotme nuk i plotëson asnjë nga këto kushte.
Prandaj kërkova që të mos mbahet online, por të trajtohet si seancë e rregullt dhe transparente, ashtu siç e kërkon ligji. Nuk kemi emergjencë, as rrezik publik,kemi vetëm një tentativë për të kaluar me urgjencë një vendim për 25.000 € zbukurime fundviti, një veprim që ngre dyshime serioze për keqpërdorim të buxhetit publik.
Për këtë arsye kërkova që seanca e jashtëzakonshme të anulohet dhe çështja të shqyrtohet në një datë tjetër, me dokumentacion të plotë dhe debat të hapur përpara qytetarëve.
Detyra jonë si këshilltarë është të mbrojmë interesin publik, jo të legjitimojmë procedura të paligjshme dhe keqmenaxhimin e parasë së qytetarëve.
Arlind Murtezani
Këshilltar Komunal