Më 30 nëntor 2025, në orën 12:30, në Kalimin Kufitar Deve Bair, nëpunës policorë privuan nga liria A.A. (42) nga Republika e Turqisë.
Gjatë kontrollit dhe verifikimeve kufitare, u konstatua se për mjetin transportues “Skania” – gjysmërimorkio me targa turke, të cilin e drejtonte, ai kishte paraqitur kartonë të gjelbër të falsifikuar.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj A.A. do të ngritet kallëzim penal përkatës.TS