SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër F.R. (30) nga fshati Orashë, komuna e Jegunovcës, për dyshime për përpunim, posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve, si dhe për prodhim dhe shpërndarje të drogës.
Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike, dy karikatorë me 22 fishekë, 78 fishekë të kalibrit 7.62 mm, marihuanë, peshore digjitale dhe një thërrmuese, raporton Tetovasot.