Arianit Koci vendos “sfidën e 10 mijë pëlqimeve”: Nëse arrihen deri në mëngjes, hyn në politikë





Avokati i njohur Arianit Koci ka ngjallur debat dhe kuriozitet në rrjetet sociale me një postim të bërë rreth nëntë orë më parë, ku ai lidhi një vendim të mundshëm për hyrjen në politikë me numrin e pëlqimeve që do të merrte brenda natës.

Koci shkroi se nëse postimi arrin 10 mijë pëlqime deri në mëngjes, ai do të hyjë në politikë, “kudo që shumica ia jep detyrën”. Në të kundërtën, sipas tij, ai “është shumë mirë dhe rahat” me jetën aktuale. Ai shtoi se postimin e bëri pas mesnate me qëllim, duke theksuar se gjatë asaj ore ka më pak qarkullim në rrjete sociale, ndërsa e konsideroi të kuptueshme nëse votuesit “nuk kanë nevojë për të”.

Postimi i tij ka marrë rreth 7.100 pëlqime deri tani.

Mbetet të shihet nëse numri i pëlqimeve do të arrijë pragun simbolik të vendosur nga avokati dhe nëse kjo mund të çojë në një hap të ri në karrierën e tij.