Anketa e fundit për Gostivarin: Mbi 70% e qytetarëve duan Nevzat Bejtën përballë Valbon Limanit!





Gara për zgjedhjet e 11 janarit në Gostivar vazhdon të jetë interesante. Sipas anketës së fundit të siguruar nga portali TetovaSot, mbi 70% e qytetarëve duan që Nevzat Bejta të kandidojë përballë Valbon Limanit, edhe pse ai ka shërbyer disa herë si kryetar komune.

Në pyetjen: “A mendoni që Nevzat Bejta duhet të rikthehet në garë për kryetar komune në Gostivar më 11 Janar?”, 75.6% e të anketuarve thanë “Po”, ndërsa 24.4% deklaruan “Jo”.

Sondazhi është kryer në ditët e fundit të muajit dhjetor dhe në të kanë marrë pjesë 1,674 qytetarë të komunës së Gostivarit.

Me këtë rezultat, pritet një garë e ashpër mes Bejtës dhe Limanit.

Ndryshe, ende nuk është zyrtarizuar kandidatura e Nevzat Bejtës, edhe pse portali TetovaSot dje paralajmëroi se është arritur një marrëveshje mes liderëve të VLEN-it dhe Mickovskit, sipas së cilës Bejta do të jetë kandidat përballë Valbon Limanit për Gostivarin.