Ambasadori Meidani: Pata kënaqësinë të shoqëroj babain tim, Presidentin Rexhep Meidani, në një takim të veçantë me Lazim Destani





Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, zhvilloi një takim të veçantë së bashku me ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani, me sipërmarrësin e njohur Lazim Destani.

Gjatë takimit u diskutua për vizionin e sipërmarrjes, rolin e përgjegjësisë sociale të biznesit, si dhe për kontributin afatgjatë që figura si Lazim Destani kanë dhënë në zhvillimin e sportit, kulturës dhe ekonomisë në hapësirën shqiptare, njofton TS.

Ambasadori Meidani theksoi se takime të tilla dëshmojnë se ndikimi i vërtetë i individëve të suksesshëm nuk matet vetëm me arritjet personale, por me gjurmën pozitive që ata lënë në komunitet dhe me ndikimin e tyre tek brezat e ardhshëm.

Takimi u vlerësua si një shembull i bashkëpunimit ndërmjet diplomacisë, biznesit dhe figurave publike, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të lidhjeve mbarëkombëtare.