Ali Ahmeti pritet në protestë me brohoritjet “UÇK, UÇK, UÇK” (VIDEO)





Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka mbërritur në protestën që po mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, kundër Gjykatës Speciale në Hagë dhe në mbështetje të lirimit të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raporton TS.

Momenti i mbërritjes së Ali Ahmetit është shoqëruar me brohoritje të fuqishme nga protestuesit, të cilët e kanë pritur me thirrjet “UÇK! UÇK!” dhe duartrokitje. Portali TS sjell VIDEO LIVE nga çasti kur lideri i BDI-së hyn në shesh dhe bashkohet me turmën e qytetarëve.

Prania e Ahmetit në protestë shihet si një mesazh i fortë politik dhe kombëtar, duke konfirmuar mbështetjen e tij për kauzën e UÇK-së dhe kundërshtimin ndaj, siç thuhet nga protestuesit, “padrejtësive të Hagës ndaj çlirimtarëve shqiptarë”./TS

 

https://www.facebook.com/share/r/1A2SKBUQwe/