Ali Ahmeti përkujton Abdilaqim Ademin në ditëlindjen e 56-të: Kujtim dhe mirënjohje për kontributin historik në BDI
Dje, në ditën kur Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti Kongresin e Pestë, lideri i partisë, Ali Ahmeti, kujtoi ish-Sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së, Abdilaqim Ademi, i cili do të mbushte 56 vjeç.
Në një mesazh të ngrohtë dhe të përzemërt, Ahmeti e përshkroi Ademin si një figurë me angazhim të pashoq dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për konsolidimin dhe forcimin e partisë. “Jeta jote ishte e bujshme, e mbushur me angazhim, përkushtim dhe ngjarje të mëdha, gjithmonë besnik ndaj idealeve tona të përbashkëta dhe në shërbim të plotë e pa ekuivoke të BDI-së”, shkruan Ahmeti, shkruan TS.
Ai shtoi se ditëlindja e Ademit përkon me një moment të rëndësishëm historik për partinë, duke theksuar se BDI vazhdon të qëndrojë e pathyeshme dhe e përkushtuar ndaj përgjegjësive historike dhe vizionit për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Ditëlindjet e Tua, bashkë me kujtimin për Ty, janë hallka që lidhet natyrshëm me sukseset historike të BDI-së dhe me rrugëtimin e popullit shqiptar drejt dinjitetit, barazisë dhe perspektivës evropiane! Nuk të harrojnë shokët dhe miqtë, nuk të harroj as unë, miku yt. Lavdi jetës dhe veprës sate!”, përfundon mesazhi i Ali Ahmetit.