Ali Ahmeti: BDI kurrë nuk ka qenë më e fortë se sot!





Në emisionin “Debat në Shenja”, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, u pyet nëse BDI sot ndodhet në fazën më të vështirë nga themelimi i saj, u përgjigj duke thënë se “BDI ndodhet në një situatë që kur s’ka qenë më i fort se sa sot”.

“Lëvizje parti, thuani si të doni BDI-në, edhe pse nuk do të më takonte mua, se dikush do të mendoj se bëj vlerësim për një subjekt që unë i takoj, BDI, është aset kombëtar, BDI është vlerë kombëtare, dhe duhet të ruhet jo vetëm nga anëtarësia e BDI-së, por nga çdo shqiptarë”, tha Ahmeti.