Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka uruar sot Bajram Rexhepin pas emërimit të tij si kryetar i Degës së BDI-së në Tetovë.
“Bajram, të dëshiroj suksese pa fund!”, ka shkruar Ahmeti, duke i shprehur mbështetje dhe urime Rexhepit në detyrën e re, njofton TS
Vendimi për emërimin e Bajram Rexhepit u mor gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë Qendrore të BDI-së, ku u diskutuan dhe u miratuan disa vendime organizative në kuadër të ristrukturimit të degëve të partisë.
Nga BDI bëjnë të ditur se emërimi i ri synon forcimin e strukturave partiake në Tetovë dhe rritjen e angazhimit politik në nivel lokal./TS

