Aksion i policisë dhe inspektoriatit në disa markete në Tetovë: Sekuestrohen mbi 300 cigare elektronike, 1.8 kg duhan dhe dhjetëra paketime të tjera
Më 08.12.2025, në periudhën nga ora 11:00 deri në 14:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut Tetovë dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës Tetovë, kryen një kontroll aksionar në disa objekte tregtare. Kontrolla u fokusua në produktet që i nënshtrohen akcizave, verifikimin e lejeve për punë gjatë ditës së festës shtetërore, kontroll të punëtorëve të pranishëm, si dhe identifikim të produkteve të ndaluara nga Ligji për Punë të Jashtme.
Gjatë kontrollit, inspektorët shtetërorë të tregut gjetën dhe sekuestruan:
322 copë cigare elektronike,
32 kuti vaj për cigare elektronike,
132 kuti cigare të ndryshme,
5 shteka cigare,
52 copë puro,
1,800 gram duhan, për të cilat u ndërmorën masat përkatëse sipas kompetencave.
Kontrolli u zhvillua në tetë objekte tregtare në Tetovë, në rrugët “Ilindenska”, “29 Nëntori” dhe “Marshal Tito”, në pronësi ose nën menaxhim të personave S.Z. (44) nga f. Reçicë e Vogël, Zh. Zh. (42) nga Tetova, A.A. (37) nga Tetova, Sh.M. (31) nga Tetova, M.R. (32) nga Tetova, H.S. (22) nga Shkupi, M.R. (32) nga Tetova dhe A.Sh. (35) nga Tetova.
Institucionet kompetente do të vazhdojnë me masa dhe procedura shtesë ndaj të gjitha shkeljeve të konstatuara.