Aksident tragjik në Itali: Vdes shoferi 54 vjeçar nga Tetova





Dramë në rrugët e A21 të mërkurën, më 10 dhjetor, ku një përplasje nga mbrapa mes dy kamionëve shkaktoi vdekjen e Gzim Dautit, një 54-vjeçar i lindur në Kroaci dhe me shtetësi të Maqedonisë së Veriut nga Tetova. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00, në kilometrin 186, mes Piacenzës dhe Cremonës, pranë Castelvetro-s, në zonën La Villa, në korsinë veriore me drejtim drejt Brescias, njofton mediat italina përcjell TS.

Menjëherë pas përplasjes ndërhynë ekipet e shpëtimit: autoja e infermierëve e 118-s së Fiorenzuola d’Arda, ambulanca e Kryqit të Kuq të Roveleto di Cadeo dhe helikopteri i emergjencës nga Parma. Në vendngjarje mbërritën edhe zjarrfikësit e Cremonës dhe të repartit të Fiorenzuolas, të cilët ishin të nevojshëm për të nxjerrë Dautin, i cili kishte mbetur i bllokuar në kabinën e drejtimit.

Pavarësisht përpjekjeve të gjata për ta reanimuar, kamionisti ndërroi jetë në vendngjarje.

Policia Rrugore e Cremonës, e cila ka kompetencë mbi këtë segment rruge, po rindërton dinamikën e përplasjes./TS