“Me Mergim Lushtakun, të birin e bashkëluftëtarit tim, Sami Lushtakut.
Ndër më të votuarit në legjislaturat e fundit në Kuvendin e Kosovës, Mergimi sërish pasqyron shembullin e modestisë, duke u radhitur me numrin 100 në listën e PDK-së. I ri në moshë, por me pjekuri politike që reflekton angazhim të palodhur, përvojë dhe afërsi me qytetarët.
Me rrënjë të thella në Drenicën heroike, ai po vazhdon me dinjitet rrugën e kontributit patriotik, duke e thënë të vërtetën ashtu siç e mendon, pa kalkulime, me vendosmëri dhe qartazi në interes të Kosovës.
Mergimi përfaqëson brezin e ri të burrave që i duhen Kosovës sot: të drejtë, të guximshëm dhe të përkushtuar ndaj vendit.
Suksese, Mergim Lushtaku 100!” Ka shkruar Ahmeti