Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Bashkim Manit, duke e cilësuar lajmin si të rëndë dhe befasues për të gjithë.
“Ndarja nga jeta e Bashkim Manit na kapi të gjithëve në befasi. Ai nuk ishte vetëm bashkëluftëtari im, por edhe një nga themeluesit e parë të BDI-së”, ka shkruar Ahmeti.
Ahmeti ka vlerësuar kontributin dhe guximin e Manit, duke theksuar se angazhimi i tij në kohë të vështira dhe roli i tij në themelimin e BDI-së do të mbeten të paharruara.
“Kujtimi i tij, guximi dhe kontributi i dhënë për kauzën do të jetojnë gjithmonë ndër ne”, theksoi Ahmeti, duke shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët e të ndjerit./TS
