Abdixhiku: Zgjedhjet e 28 dhjetorit, vendimtare për të ardhmen e shtetit





Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë një tubimi zgjedhor në Kaçanik ka thënë se këto zgjedhje janë vendimtare për rikthimin e Kosovës në normalitet kushtetues e institucional.

Abdixhiku kritikoi gjendjen aktuale politike dhe institucionale në vend, duke thënë se Kosova ndodhet në krizë besimi.

“Të flasësh në Kaçanik nuk është fjalim i zakonshëm politik. Është përballje me historinë dhe përgjegjësi ndaj shtetit. Institucionet janë bllokuar, Kushtetuta është shkelur dhe vendimmarrja është përqendruar te individi, jo te ligji”, u shpreh ai, duke shtuar se vendi ka përfunduar në izolim politik dhe nën masa ndëshkuese.

Në tubimin me qytetarët e Kaçanikut, ai tha se zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk janë vetëm garë politike, por “vendim për të ardhmen e shtetit”.

“Ne nuk jemi këtu për pushtet, por për shtet. Jo për një mandat, por për një drejtim të ri”, theksoi Abdixhiku.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe të mbështesin ndryshimin.