Abdixhiku tregon 10 zotimet kryesore të LDK-së: 1 mijë euro pagë për mësuesit, 900 euro për policët, ushtarët e zjarrëfikësit





Kreu i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdxhiku, ka bërë publike 10 zotimet kryesore të partisë së tij për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Abdixhiku ka shkruar se zotimet e LDK-së janë të qarta, konkrete dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Ndër zotimet e LDK-së janë, 1 mijë euro pagë për mësuesit, 900 euro për policët, ushtarët e zjarrëfikësit, pensioni 300 euro, 2400 euro për çdo të porsalindur, koeficient të pagave 150 euro, shkruan Reporteri.net.

Postimi i plotë:

Këto janë 10 zotimet tona kryesore.

Zotime të qarta, plane konkrete dhe përgjegjësi ndaj secilit qytetar.

LDK ka program. Ka ekip. Ka vullnet.

Le të zgjedhim shpresën; për familjet, për të rinjtë, për të ardhmen.