46 Vjeçari nga Gostivari mashtrohet nga shtetasi turk për 28 000€uro





Më datë 13.12.2025 në ora 14:00 në DPB Gostivar, një person 46-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se është mashtruar për shumën prej 28,000 euro nga U.D. nga Turqia. Sipas denoncimit, ata janë njohur në Turqi dhe janë marrë vesh që t’i blejë makina për përpunimin e hekurit, pas së cilës denoncuesi ia ka paguar paratë në disa raste. Siç është raportuar, pas një periudhe makinat kanë arritur në Gostivar, por shtetasi turk nuk ka ardhur për t’i aktivizuar makinat për të filluar punën, siç ishte rënë dakord. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.