Zyrtar komunal në Sveti Nikollë akuzohet për “paaftësi në punën zyrtare” – dëmtim i buxhetit komunal prej mbi 100 mijë denarësh





Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike në Sveti Nikollë ka paraqitur kallëzim penal kundër P.J. (45) nga Sveti Nikolla, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Paaftësi në punën zyrtare.” informon Tetovasot

Sipas të dhënave të policisë, i raportuari, gjatë viteve 2024 dhe 2025, në vendin e tij të punës në Sektorin për Urbanizëm të Komunës së Sveti Nikollës, ka vepruar në kundërshtim me rregullat ligjore, duke përpiluar procesverbal për inspektim në terren me të dhëna të pasakta. Ai kishte shënuar sipërfaqe më të vogël se ajo reale që do të përdorej nga një subjekt juridik lokal, për vendosjen e pajisjeve urbane.

Në bazë të këtyre të dhënave të pasakta, ai ka përgatitur dhe dorëzuar lejet për nënshkrim te kryetari i komunës, pas së cilës janë lidhur kontrata për përdorim të përkohshëm-sezonal të hapësirave publike për periudhën nga 1 janar 2024 deri më 16 prill 2025.

Me këtë veprim, i dyshuari ka dëmtuar buxhetin e Komunës së Sveti Nikollës për shumën prej 105.504 denarësh.
Rasti është referuar në Prokurorinë Themelore Publike për procedurë të mëtejshme.