Zv.kryeministri kinez bën thirrje për zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve ekonomike Kinë-ShBA





Zv.kryeministri kinez He Lifeng u takua të mërkurën në Pekin me nënkryetarin ekzekutiv të Komitetit Kombëtar për Marrëdhëniet ShBA-Kinë (NCUSCR) Evan Greenberg dhe presidentin e këtij komiteti Stephen Orlins.

He tha që, ndërsa Kina e ShBA-ja kanë hapësirë të gjerë për bashkëpunimin ekonomik e tregtar, ato duhet të punojnë së bashku, të mbështesin e zbatojnë konsensusin e rëndësishëm dhe rezultatet e takimit të Busanit midis dy krerëve të shtetit, të forcojnë bashkëpunimin e të menaxhojnë dallimet, duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve ekonomike-tregtare dypalëshe.

Ai shprehu shpresën që NCUSCR-ja do të japë kontribute të reja për nxitjen e bashkëpunimit miqësor midis të dy vendeve.

Ndërsa Greenberg dhe Orlins theksuan që ruajtja e qëndrueshmërisë së marrëdhënieve ShBA-Kinë ka rëndësi të madhe dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të luajtur një rol lidhës në thellimin e shkëmbimeve dhe të bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve.