Shkruan Arben Zeqiri:
Marshi i sontëm në Tetovë ishte marsh i dorëzimit para Mickoskit, marsh pa asnjë flamur kombëtar që i lutej Mickoskit në momentet e fundit duke ju nënshtruar se “ja hoqëm dorë edhe identiteti kombëtar vetëm ty tët pëlqejmë”. Nuk kanë faj ata që ju shkuan pas, këtë e sqaroj që mos ma shtrembërojnë postimin, por ata u futën në kurthën e organizatorëve, vasalëve, Xhimijetit modern, të nënshtruarve të VMRO-së. Por, ata që ju shkuan sonte pas duhet që nesër e pasnesër të reflektojnë, të shohin fotografinë dhe të dënojnë këtë poshtërsim që ua bënë.
Turp, Turp, Turp!
Njëjtë edhe edhe në Strugë e Kërçovë, madje atje edhe më keq, atje foli direkt Mickoski ndërsa vasalët i ndejtën vetëm gaditu dhe bënë Amin. Edhe më keq në Bërvenicë ku e dorëzuan edhe kandidatin e vetë për tiu nënshtruar Mickoskit. Nuk është më ndryshe as në Bogovinë, vetëm se atje kamuflimi është më i madh, por i niëjti mision.
Andaj, vëllezër e motra, të dielën ju mund të parandaloni këtë të keqe, këtë turp dhe këtë nënshtrim
Të dielën votoni votoni kandidatët e #AKI gjithandej dhe Haqim Ramadanin në Bërvenicë!