Xi Jinping dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike

Që nga takimi i Busanit, marrëdhëniet Kinë-SHBA në përgjithësi kanë mbetur të qëndrueshme dhe të përmirësuara, të mirëpritura gjerësisht nga të dy vendet dhe bashkësia ndërkombëtare- u nënvizua në bisedën telefonike të pasdites së 24 nëntorit midis presidentit kinez Xi Jinping dhe atij amerikan Donald Trump.

Kjo tregon edhe një herë se parimi që “bashkëpunimi u sjell dobi të dyja palëve ndërsa konfrontimi i dëmton të dyja”, është një logjikë e verifikuar vazhdimisht nga praktika dhe se “arritja e ndërsjellë dhe prosperiteti i përbashkët” midis Kinës dhe SHBA-së është një realitet i prekshëm.

Të dyja palët duhet ta ruajnë këtë vrull, t’i përmbahen drejtimit të duhur, të mbështesin një qëndrim barazie, respekti dhe përfitimi të ndërsjellë, të zgjerojnë listën e fushave të bashkëpunimit, të zvogëlojnë listën e çështjeve, të përpiqen për përparime më pozitive, të hapin hapësira të reja për bashkëpunim në marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe t’u sjellin më shumë dobi popujve të të dy vendeve dhe botës.

Sipas mediave kineze ,Xi Jinping theksoi se takimi i suksesshëm i mbajtur në Busan të Koresë së Jugut muajin e kaluar, rezultoi në shumë konsensuse të rëndësishme të cilat kanë kalibruar rrjedhën dhe kanë shtuar vrull në përparimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-SHBA, duke dërguar një sinjal pozitiv në botë.

Xi Jinping sqaroi qëndrimin parimor të Kinës mbi çështjen e Tajvanit, duke theksuar se kthimi i Tajvanit në Kinë është një pjesë e rëndësishme e rendit ndërkombëtar të pasluftës.

Trump deklaroi se Presidenti Xi Jinping është një udhëheqës i shkëlqyer. Ai tha se takimi i tij me Presidentin Xi në Busan ishte shumë i këndshëm dhe se ai pajtohej plotësisht me pikëpamjet e Presidentit Xi mbi marrëdhëniet dypalëshe. Të dyja palët po e zbatojnë plotësisht konsensusin e rëndësishëm të arritur në takimin e Busanit.

Ai shtoi se Kina luajti një rol vendimtar në fitoren e Luftës së Dytë Botërore dhe SHBA-të e kuptojnë rëndësinë e çështjes së Tajvanit për Kinën.

Dy krerët e shteteve diskutuan gjithashtu krizën e Ukrainës.

Xi Jinping theksoi se Kina mbështet të gjitha përpjekjet e përkushtuara për paqen dhe shpreson që të gjitha palët do të vazhdojnë të ngushtojnë dallimet e tyre, si dhe të arrijnë një marrëveshje paqeje të drejtë, të qëndrueshme dhe detyruese, sa më shpejt të jetë e mundur, për të zgjidhur krizën në rrënjë të saj