Vrasja e dy vëllezërve në Kosovë, në vendin e ngjarjes një veturë me targa të Shkupit





Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, dy vëllezërit që u vrarë sot në Gullbovc të Malishevës janë Driton dhe Naim Morina. Mediat raportojnë se dyshohet se ata u qëlluan për vdekje nga dhëndëri i tyre, Astrit Isufi, nga fshati Sankoc i Drenasit.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes shihen dy vetura, një veturë “Pick up” me targa të Kosovë, dhe një veturë tjetër “Seat Leon”, me targa të Shkupit.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e të dyshuarit, duke angazhuar edhe njësinë speciale me qen (K9) në zonën malore ku dyshohet se mund të jetë fshehur i dyshuari.

Vrasja e dy vëllezërve në Kosovë, në vendin e ngjarjes një veturë me targa të Shkupit