Voton Bajram Rexhepi: Të votojmë për të ardhmen e qytetit tonë!





Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Bajram Rexhepi, ka realizuar sot të drejtën e tij qytetare duke votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale informon Tetovasot.

Pas votimit, Rexhepi u shpreh se kjo ditë është e rëndësishme për të ardhmen e Tetovës dhe për zhvillimin e qytetit.
“Sot realizova të drejtën për të votuar. Uroj për një proces të mbarë, të qetë dhe demokratik. Ftoj të gjithë qytetarët që të dalin në votime, sepse çdo votë është shumë e rëndësishme për të ardhmen e qytetit tonë,” deklaroi ai.

Rexhepi përsëriti thirrjen për pjesëmarrje sa më të madhe, duke theksuar se vetëm përmes vullnetit qytetar mund të ndërtohet një Tetovë më e zhvilluar, më e pastër dhe më e drejtë për të gjithë.

Procesi zgjedhor në Tetovë po zhvillohet në atmosferë të qetë, ndërsa qytetarët vazhdojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.Tetovasot