Vdekja e studentes Daorsa Spahija në Tetovë: Miku i saj rrëfen kërcënimet dhe shantazhin nga i dashuri
“Studente shembullore, njeri i dashur dhe e rritur në mirëqenie familjare”, kështu e përshkruan një mik Daorsa Spahijan, 24-vjeçaren që u gjet e vdekur javën e kaluar në Tetovë.
Shoku i saj, përmes një llogarie në Instagram me emrin “Zhubi the goat”, ka publikuar një video ku ndan disa detaje nga jeta e të ndjerës, e cila dyshohet se i dha fund jetës së saj.
Sipas tij, ajo shkoi nga kjo botë për shkak të kërcënimeve dhe shantazheve nga i dashuri i saj, 31-vjeçar.