Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se edhe sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale shiu, përcjell TV21. Në disa zona reshjet pritet të jenë më të dendura, me mbi 30 litra për metër katror brenda 24 orëve, të shoqëruara me erë të përforcuar dhe reshje të izoluara rrufesh.
Temperaturat minimale lëvizin nga 5°C në Berovë, Mavrovë dhe Lazaropole, deri në 13°C në Demir Kapi. Ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës do të varojnë nga 12°C deri në 17°C.
Në 24 orët e fundit, më shumë reshje janë regjistruar në:
Pozharne dhe Kodër të Diellit – 32 l/m²
Mavrovë dhe Krushevë – 23 l/m²
Tetovë – 21 l/m²
Pretor – 20 l/m²
Reshje më të pakta janë shënuar në Shkup, Kavadar, Shtip dhe disa qytete të tjera. Në Shkup pritet mot kryesisht i vranët me reshje të herëpashershme shiu dhe erë mesatare deri e fortë nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale ditore do të arrijë deri në 15°C.