“Ups… fiken dritat…”, Kombëtarja e Zvicrës mbetet në terr, pasi ndalet rryma në stadiumin “Fadil Vokrri”
ombëtarja e Zvicrës sonte e ka zhvilluar stërvitjen e saj të fundit, para ndeshjes me Kosovën nesër.
“Helvetikët” u stërviten nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Mirëpo, në një pjesë të stërvitjes, zviceranët mbeten në terr, pasi rryma u ndal në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Por, duket se kombëtarja zvicerane e mori me sportivitet këtë situatë.
“Upss… fiken dritat…”, shkruan faqja zyrtare e kombëtares së Zvicrës në “Instagram”.