Universiteti i Tetovës shpreh ngushllime për ndarjen nga jeta të studentes Daorsa Spahija





Universiteti i Tetovës ka shprehur pikëllim të thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të studentes së tyre, Daorsa Spahija.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet se lajmi për humbjen e saj është pritur me tronditje dhe dhimbje të madhe në mesin e komunitetit studentor, në auditorë dhe në çdo kujtim të përbashkët.

“Humbja e Daorsës na prek thellë, jo vetëm si kolegë, por si një komunitet i tërë. Nuk humbëm vetëm një studente, por një njeri të dashur, një jetë të re plot mundësi dhe një rrugëtim që duhej të vazhdonte. Dhimbja është e madhe, e heshtur dhe e vështirë të shprehet me fjalë,” thuhet në telegram.

Në emër të studentëve, kryetari i Kuvendit Universitar të Studentëve, Leart Ibraimi, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e saj, duke e kujtuar Daorsën me dashuri dhe mirënjohje për kohën e kaluar bashkë.