Turqia thotë se ka lëshuar një urdhër-arreste ndaj kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarëve të lartë izraelitë për shkak të gjenocidit që kanë krijuar në Gaza.
idis 37 të dyshuarve të listuar janë Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir dhe Shefi i Ushtrisë, Gjeneral Lejtnant Eyal Zamir, sipas një deklarate të lëshuar të premten nga zyra e prokurorit të Stambollit, e cila nuk e publikoi listën e plotë.
Turqia ka akuzuar zyrtarët për “gjenocid dhe krime kundër njerëzimit” që Izraeli i ka “kryer sistematikisht” në luftën e tij në Gaza që nga tetori i vitit 2023.
“Sulmi i 17 tetorit 2023 në Spitalin Baptist al-Ahli mori 500 jetë; më 29 shkurt 2024, ushtarët izraelitë shkatërruan qëllimisht pajisjet mjekësore; … Gaza u vu nën bllokadë dhe viktimave iu mohua qasja në ndihmë humanitare”, thuhet në deklaratë.
Deklarata i referohet gjithashtu “Spitalit të Miqësisë Turko-Palestinezë”, të ndërtuar nga Turqia në Rripin e Gazës, e cila u bombarduar nga Izraeli në mars.
Ndërkohë, Izraeli e denoncoi këtë veprim si një “mashtrim PR”.
“Izraeli e kundërshton me vendosmëri, me përbuzje, veprimin e fundit të marrëdhënieve me publikun nga tirani, Presidenti Rexhep Tajip] Erdogan”, shkroi Ministri i Jashtëm, Gideon Saar në X.
Grupi palestinez Hamas e mirëpriti njoftimin, duke e quajtur atë një “masë të lavdërueshme që konfirmon qëndrimet e sinqerta të popullit turk dhe udhëheqësve të tyre, të cilët janë të përkushtuar ndaj vlerave të drejtësisë, njerëzimit dhe vëllazërisë që i lidhin ata me popullin tonë të shtypur palestinez”.
Njoftimi i Turqisë vjen pothuajse një vit pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi urdhër-arresti për Netanyahun dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes, Yoav Gallant, për akuza për “krime lufte”.
Turqia vitin e kaluar iu bashkua gjithashtu çështjes së Afrikës së Jugut që akuzonte Izraelin për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).
Një armëpushim i brishtë ka qenë në fuqi në territorin e shkatërruar palestinez që nga 10 tetori, si pjesë e planit rajonal të paqes të Donald Trump.