Më datë 15/16.11.2025, në periudhën nga ora 22:00 deri në 02:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kryen një kontroll aksional lidhur me shërbimin e alkoolit për persona të mitur.
Gjatë kontrollit, në një objekt hotelierik në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, u gjetën 25 të mitur, të cilët u testuan me alkotest dhe u konstatua se të gjithë 25 kishin konsumuar alkool.
Të miturit u dorëzuan tek prindërit e tyre, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihen kallëzimet përkatëse ndaj personit juridik dhe personit përgjegjës, N.P. (30) nga Tetova.