Taksë shtesë në Maqedoni për dërgesat nga “Temu” dhe “AliExpress”! Propozim-ligji kaloi leximin e parë





Dërgesat nga Temu dhe AliExpress deri në 22 euro do të tatohen. Me ndryshimet, hiqet përjashtimi aktual nga TVSH-ja për dërgesat me vlerë të vogël deri në 22 euro që dorëzohen nga jashtë për qytetarët në vend. Zgjidhja e re parashikon përjashtim vetëm për dërgesat e vogla jo-komerciale nga një person fizik te një tjetër, me vlerë që nuk e kalon 22 euro. Përjashtim nuk bëhet për alkool, parfume dhe produkte duhani. Përjashtim nga TVSH-ja do të vlejë edhe për udhëtarët që sjellin sende personale ose mallra me vlerë të vogël që nuk janë me karakter komercial, por jo për ata që hyjnë disa herë brenda të njëjtit ditë.

“Arsyeja kryesore për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar është krijimi i një kornize më të qartë ligjore, parandalimi i keqpërdorimeve, kushtet më të drejta për bizneset, ndërsa ruhet mundësia që qytetarët të marrin dërgesa personale nga jashtë deri në 22 euro pa paguar TVSH, gjë që nga aspekti social ka rëndësi të madhe”, tha Nikollçe Jankullovski, zv/ministër i Financave.