Më 09.11.2025, në orën 18:15, NJPB Strugë ka marrë denoncim për një aksident që ndodhi në rrugën rajonale Strugë – Dibër, pranë vendit të quajtur “Livadhet e Labunishtit”.
Automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Ohrit, i drejtuar nga F.Ç. (76) nga Struga, ka dalë jashtë rrugës, duke shkaktuar që shoferi të pësojë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special “Sh. Erazmo” në Ohër.
Një ekip i NJPB Strugë ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.TS