Ejup Berisha
Sot mbushen plot tridhjete e dy vite nga fatkeqsia ajrore e zymtë dhe e kobshme që ka ndodhur në qytetin e Ohrit. Në këtë datë atë kohë Aeroplani i markes Jakovlev 42.D i Kompanise ajrore nga Maqedonia Avioimpex, ka fluturuar nga Aeroporti i Gjenevës së Zvicrrës për në Aeroportin e Shkupit. Por për shkak të mjegullës shumë të dendur rreth aeroportit të Kryeqytetit tonë i njejti është urdhëruar për tu ulur në pistën e Aeroportit të Ohrit. Atje në vend që autoritetet kompetente të komunikacionit ajror ti mundësonin ulje të sigurtë dhe pa rreziqe Aerolanit, ai megjithatë është rrezikuar e me të edhe jetët e udhëtarëve dhe të ekupazhit të tij. Kështu për shkak se nuk janë ndezur dritat e natës në pistë Aeroplani është detyruar të ringritet në qiell dhe gjatë kësaj manovre i njejti e godet malin Trojan. Kjo ka qenë goditje fatale dhe e kobshme për 115 persona. Dhe si duket të gjithë e kanë harruar këtë fatkeqsi, por unë jo dhe nuk e kamë ndërmend ta harroj kurrë të njejtën. Deri kurë deri sa të më mbulon dheu i vdekjes. Përsëris në këtë tragjedi jetët e tyre të shtrenjta i kanë humbur 108 udhë
tar dhe 7 persona të ekuipazhit. Mes udhëtarëve fatkeqsisht edhe Babai im shumë i dashur dhe tepër i shtrenjtë Isufi. Këtij pas vdekjes i pata premtuar se do të mundohem qe ta hulumtoj rastin me qëllim për ti zbardhur shkaqet dhe shkaktarët e vërtetë të tij por fatkeqsisht unë akoma nuk kamë mundur ta bëj një gjë të tillë. Nuk i kamë të gjitha fajet pasiqë unë jamë i penguar nga të gjitha anët në këtë tentim timin. Pra këtu në këtë shtet institucionet kompetente janë hermetikisht të mbyllura për këtë temë.Mediat edhe pse e kishin dhe e kanë për obligim ta hulumtojnë të vë
rtetën për shkaqet e ngjarjes të njejtat këtë e trajtojnë si të vjeteruar e me këtë edhe të parëndësishme për ta. Por si duket edhe familjarët e viktimave të tjera të tragjedisë kanë hequr dorë
nga interesimi për zbardhjen e shkaqeve dhe shkaktarëve të vërtetëtë rastit. Babë Isuf më fal se deri tani nuk kamë mundur të bëj asgjë në këtë drejtim edhe pse të kamë premtuar, por unë nuk kamë hequr dorë akoma
për ti hedhur në dritë të njejtat gjëra. Me këtë rast më intereson të marr përgjigje në shumë pyetje apo në shumë Pse që kanë ngelur pa përgjigje Si:
1.Pse më 22 nëntor të vitit 1993 Aeroplani nuk ka fluturuar në kohën e paraparë për fluturim në orën 12 të mesditës por ka fluturuar në orën 21:45 të mbrëmjes.
2.Pse nuk i janë krijuar kushtet për zbritje të sigurtë dhe pa kurrfar rreziqesh në aeroportin e Ohrit të njejtit,
3. Pse nuk i janë ndezur dritat e pistës së Aeroportit aeroplanit ku duheshte të ulej i njejti pa sfida dhe rreziqe,
4.Pse shefi i kullës së fluturimeve të Aeroportit të Ohrit atë natë nuk ka qenë në vendin e tij të punës edhe pse i njejti ka qenë i paraparë që të jetë i angazhuar në ndrrim.
5.Pse pilotët
e ndjerë ishin të detyruar që ta ringrisnin Aeroplanin në qiell. Si dhe
6.Pse Aeroplani nuk arriti për 200 metra të rifluturon sigurtë në qiell por e ka goditur Malin. Për këto qështje apo Pse të e shumta duhet të jepen përgjigjet e sakta të realta, të vërteta e meritore. Ne fatkeqsishtë të njejtat akoma nuk i dimë dhe nuk po mund ti dimë.