Snopçe: Nuk ka përçarje brenda AKI-së, do vazhdojë mbështetja për Valbon Limanin





Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, Halil Snopçe në një konferencë për media ka kritikuar Komisionin Shtetërorë të Zgjedhjeve dhe ka kërkuar nga i njëjt organ që të mos u lejojë partive politike të ndryshojnë kandidatët për kryetar komunash në katër komunat që zgjedhjet janë shpallur të pavlefshme.
Sipas Snopçes në rast se KSHZ-ja do të lejojë partive të ndryshojnë kandidat zgjedhjet do të nuk do të ishin përsëritje por zgjedhje të reja.
Mohoi të gjitha zërat e mundëshëm për përçarje brenda AKI-së dhe tha se të gjitha subjektet brenda këtij koalicioni do të vazhdojnë të mbështesin përsëri Valbon Limanin.
HALIL SNOPÇE – DEPUTET I ASH-SË
Valbon Limani do të jetë prap dhe Valbon Limani do të jetë kryetar gjithsesi. Ai është edhe ushtrues detyre kryetar komune. Nuk ka dilema. Ne përsëri do të garojmë në kuadër të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim dhe bashkëpunimi vazhdon, nuk ka kurfar problemi aty.
Shtoi se Valbon Limani sipas ligjit për vetëqeverisje lokale është ushtrues detyre në përputhje me ligjin për vetëqeverisje lokale i cili sipas Snpçes thotë se është ushtrues deri në zgjedhjen e kryetarit të ri në zgjedhje. /SHENJA/