Siljanovska – Davkova realizoi takim me Ahmet bin Mohamed Al Xharvan, kryetar i Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe
Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova sot realizoi takim me Ahmet bin Mohamed Al Xhavran, kryetar i “Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe”, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Al Xhavran, siç njoftoi Kabineti i Siljanovska – Davkova, ka theksuar se familja e miqve të “Këshillit Global” vazhdimisht zgjerohet dhe se qindra parlamente në mbarë botën, kanë nënshkruar memorandume për bashkëpunim me këtë institucion të njohur dhe të respektuar.
Ai theksoi se në demokracinë parlamentare dhe dialogun ndërkulturor ai njeh mekanizmat e paqes për promovimin dhe garantimin e paqes dhe tolerancës në të gjitha nivelet dhe në të gjitha mjediset.

Presidentja përshëndeti misionin humanitar të Këshillit Global, duke theksuar se është i mirëpritur dhe efektiv në një mjedis me kërcënime serioze të sigurisë.
Për të, siç theksohet në kumtesë, Memorandumi i bashkëpunimit, të cilin Këshilli Global nënshkroi së fundmi me Kuvendin e Maqedonisë, është një hap përpara në mbrojtjen dhe nxitjen e qëllimeve humanitare të njerëzimit, pavarësisht dallimeve mbi çfarëdo baze.
Siljanovska-Davkova përshëndeti veçanërisht marrëveshjen e nënshkruar për bursa për studentët nga Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë”, institucioni i saj amë, si inkurajuese për studentët më të mirë, por edhe për ata me gjendje të keqe financiare dhe që kanë nevojë urgjente për ndihmë financiare.
Në takim, bashkëbiseduesit ranë dakord se paqja dhe toleranca janë parakushte të domosdoshme për demokracinë, zhvillimin dhe prosperitetin në korniza kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.