“Shtegu i Lavdisë”, Maqedonci gjatë ecjes në Gërmi takon oficerët e ardhshëm: Disiplina dhe përkushtimi i tyre janë frymëzim i vërtetë
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një ecje në Gërmi ishte i shoqëruar me kadetët e Akademisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se një pjesë të rrugës e bëri së bashku me kadetët e Akademisë Ushtarake të FSK-së, me oficerët e ardhshëm që po realizonin marshin kondicional 13 km “Shtegu i Lavdisë”.
“Ecja ime e zakonshme në Gërmi sot mori një energji krejt tjetër – një pjesë të rrugës e bëra së bashku me kadetët e Akademisë Ushtarake të FSK-së, oficerët e ardhshëm që po realizonin marshin kondicional 13 km ‘Shtegu i Lavdisë’. Disiplina dhe përkushtimi i tyre janë frymëzim i vërtetë”, shkruan Maqedonci.




