Shqiptari 26-vjeçar arrestohet në rrugën Kërçovë–Gostivar për sjellje agresive ndaj policisë





Më 23.11.2025, rreth orës 16:40, në rrugën magjistrale Kërçovë–Gostivar, zyrtarë policorë të Departamentit Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria personin K.L. (26) nga Shqipëria.

Sipas të dhënave zyrtare, i dyshuari është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve gjatë kryerjes së detyrave të tyre zyrtare. Ai është ndaluar në stacionin policor, ku pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Ngjarja është njoftuar nga SPB Tetovë, ndërsa hetimet rreth rastit vazhdojnë.TS