Shpërthime të fuqishme në Buenos Aires – zjarri përhapet në mënyrë të pakontrollueshme, mbi 20 persona të plagosur
Më shumë se 20 persona u plagosën pas shpërthimeve të fuqishme në një park industrial pranë Buenos Airesit, të cilat u pasuan nga një zjarr i madh, thanë autoritetet argjentinase, raportoi Buenos Aires Times.
Objekti industrial ndodhet pranë aeroportit ndërkombëtar më të ngarkuar të vendit.
ÚLTIMA HORA: Una fuerte explosión seguida de un incendio sacude el Parque Industrial de #Ezeiza, en Buenos Aires, #Argentina.
El intendente de Ezeiza, Gastón Granados, confirmó que el siniestro se originó en la empresa Plásticos Lago, dedicada a la producción de envases para… pic.twitter.com/XiuLnb1Fzc
— Radio Visión Manabí (@radiovisionmana) November 15, 2025
Kreu i administratës lokale, Gaston Granados, tha se ekipet e zjarrfikësve kanë qenë duke e shuar zjarrin që nga mbrëmë, por se zjarri është ende jashtë kontrollit. Drejtori i spitalit, Carlos Santoro, tha se institucioni i tij kishte pranuar 22 persona të plagosur.
Zona industriale ka disa fabrika që prodhojnë goma, produkte kimike dhe mallra të tjera. Sipas raportimeve të mediave, zjarri çoi në anulimin e fluturimeve.