Shpërthen granata e dorës, vdes një person 56-vjeçar në Zubin Potok – policia jep detaje





Një person në Zubin Potok dyshohet që ka kryer vetëvrasje, pas shpërthimit të një granate.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Petrit Fejza, shef i operacioneve të policisë në veri.

Viktima është i lindur në vitin 1969 me inicialet M.P.

“Me datë 26.11.2025 rreth orës 16:45 jemi njoftu se ne fshatin Popovicë të Z.Potokut është një person i vdekur, deri te vdekja pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga njësitet relevante të policisë ka ardh si pasoj e shpërthimit të një granate të dorës e që dyshohet për vetëvrasje. Rasti- hetim mbi vdekjen Me urdhër te Prokurorit te shtetit trupi dergohet për obduksion. Inicialet M.P 1969”, ka thënë ai.