Sot, në të gjitha shkollat e Komunës së Vrapçishtit u zhvilluan aktivitete dhe programe artistike me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
Nxënësit, të udhëhequr nga mësimdhënësit e tyre, prezantuan programe të pasura kulturore e artistike, duke përfshirë recitime, valle tradicionale, këngë patriotike dhe shfaqje dramatike, të cilat përcollën emocione të fuqishme dhe frymë të pastër atdhedashurie.
Këto organizime u realizuan falë mbështetjes dhe angazhimit të kryetarit të Komunës së Vrapçishtit, z. Isen Shabani, i cili vazhdimisht përkrah projektet arsimore, kulturore dhe aktivitetet që forcojnë identitetin dhe vlerat kombëtare.
Kjo ditë festive u shndërrua në një atmosferë krenarie dhe bashkimi, ku fëmijët shpalosën talentin dhe dashurinë për atdheun.