Shkëndija para një sfide tjetër europiane, përballet me Jagellonian





Shkëndija e Tetovës ndodhet pranë një sfide tjetër europiane, ku në xhiron e tretë të Ligës së Konferencës do të përballet me skuadrën Jegallonia të Polonisë.

Skuadra kuqezi këtë sfidë do ta luaj sërish në Shkup, por përballë vetes do të ketë një ekip shumë të fortë dhe luftarak. Ekipi i trajnerit Jeton Beqirit është përgatitur dhe ka analizuar mirë kundërshtarin polak, teksa nesër pritet të jep maksimumin për një tjetër rezultat pozitiv në Europë.

Shkëndija në ndeshjen e fundit ndaj Shelburnit, arriti të merr fitoren e parë dhe historike në një fazë kryesore të kompeticionit Europian, teksa të njejta pretendime kanë edhe për duelin e ditës së enjte. Jegallonia në dy ndeshjet e para në Ligën e Konferencës regjistron një fitore dhe një barazim.

Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Jegallonias do të luhet nesër mbrëma në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup duke nisur nga ora 21:00.