“Shatërvani ujor” i papritur mes ndërtesave shkaktoi përmbytje pranë AKE





Në qendër të Shkupit, në hapësirën midis ndërtesave pranë Agjencisë për Komunikime Elektronike (AEK) dhe Muzeut Arkeologjik të Maqedonisë, sot ka plasur një tub uji, duke shkaktuar derdhjen e një sasie të madhe uji.

Uji është përhapur nëpër trotuare dhe ka krijuar një mini përmbytje midis objekteve në këtë pjesë të qytetit, duke i dhënë pamjen e një “shatërvani të improvizuar” në mes të qendrës së Shkupit.